Vazquez habitet nga polemikat për penalltinë: Benatia më shtyu me duar dhe me këmbë

Juventus e ndjen veten të vjedhur, pas epilogut të ndeshjes kundër Real në “Santiago Bernabeu”, me një penallti të dhënë në minutën e fundit për “Los Blancos” dhe të kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo.

Benatia ka deklaruar se faulli nuk ekzistonte, por normalisht protagonist tjetër i episodit, Lucas Vazquez, mendon krejtësisht të kundërtën.

“Nuk e kuptoj përse po flasin kaq shumë për këtë episod. Cristiano më dha një top të shkëlqyer pranë pikës së penalltisë dhe në momentin që po përpiqesha të godisja portën, Benatia më shtyu, duke më spostuar me duar e me këmbë. Nuk duhet të ketë asnjë diskutim. Po nuk ishte penallti kjo...”