Balla i publikon videon kur po gjuante Ramën, Mehmetaj-Taulantit: Shko kërko motrën ...

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur deputetit socialist Taulant Balla, pasi ky publikoi videon kur deputetët gjuajtën me miell kryeministrin Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Mehmetaj shkruan se ajo dhe deputetët e opozitës do të luftojnë deri në fund këtë të keqe, ndërsa i bën thirrje Ballës që të mos merret me femrat në parlament por të kërkojë motrën.

Statusi i Mehmetajt:

Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin!Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju!

Ti shko kërko motrën!…