Shkaktoi penalltinë, Benatia sqaron ndërhyrjen dhe më pas shpërthen me këtë deklaratë

Mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, ishte protagonisti i ndeshjes së mbrëmshme me Realin e Madridit, ku në fund shkaktoi penalltinë që shkaktoi mjaft polemika.

Francezi ndërhyri ndaj Lucas Vazquez dhe gjyqtari kryesor akordoi penallti për madrilenët, që shënuan me Ronaldon dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e Championsit.

Benatia protestoi kundër vendimit të gjyqtarit Michael Oliver, teksa e quan “si më të pështirin në historinë e botës së futbollit”.

“E pashë ndeshjen sot, e pashë në TV. Nuk mund të gjykohet në mënyrë të tillë dhe të merret ai vendim për penallti, pasi të dy ishim në luftë për topin”, tha Benatia.

“Kur përpiqesh aq shumë kundër një skuadre të madhe siç është Reali, nuk mund të jepej ajo penallti në minutën e 93-të të ndeshjes. Kjo ndeshje duhej të shkonte në kohën shtesë. Jam krenar me skuadrën time, Juventusin, por me vjen pështirë se ku ka përfunduar bota e futbollit sot”.