Ronaldo u ‘tërheq veshin’ madrilenëve për gabimet ndaj Juventusit

Ronaldo thotë se Reali duhet të mësojë nga gabimet me Juventusin dhe të mos lejojë një tjetër skuadër të bëjë atë përmbysje, që për pak i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Portugezi është i lumtur me kualifikimin në gjysmëfinale, por thotë se humbja 1-3 në “Santiago Bernabeu” nga Juventusi  duhet t’iu shërbejë atyre si mësim për të ardhmen.

Reali ishte duke humbur 0-3 deri në minutën e 93-të, kur gjyqtari kryesor akordoi penallti për Real Madridin, të cilën e konkretizoi në gol CR7 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-3 “Los Blancos” siguruan gjysmëfinalen e tetë radhazi.

“Vuajtëm shumë dhe kjo ndeshje duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen se në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe kurrë nuk mund të konsiderosh diçka si punë të kryer”, u shpreh Cristiano.

“Reali ka mundur të shënojë dy gola, por Buffon dhe gjithë skuadra e Juventusit, luajtën mirë. Por, ne me të drejtë jemi kualifikuar”, deklaroi Ronaldo.