Dëmtimi fatal në gju, ja sa mund të mungojë Taulant Xhaka

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është dëmtuar në ndeshjen e fundit që ekipi i tij, Basel, zhvilloi ndaj Zyrihit.

Mesfushori kuqezi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 81-të pas një dëmtimi në gju.

Ekzaminimet e mëtejshme treguan se 27-vjeçari ka kontraktuar pjesën e brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë.

Kjo me shumë siguri është një mbyllje e sezonit për shqiptarin.

Klubi i Baselit në një komunikatë në faqen e saj zyrtare i uron shërim të shpejtë.

“Taulant Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohe të papërcaktuar. Mesfushori ynë u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër FC Zurich dhe iu desh që të zëvendësohej. Të urojmë më të mirën Taulant”, thuhet në faqen zyrtare të Basel në "Twitter".