FOTO/ Ministri në parlament për të parë Real-Juventus, harron hallet e qytetarëve

Ndeshja e dytë çerekfinale mes Real Madrid dhe Juventusit e luajtur mbrëmë kurrsesi nuk mund të humbej pasi siç edhe faktet e treguan më vonë aty ndodhi gjithçka.

Gjithsesi jeta ka shumë obligime dhe disa duhet të gjendeshin në punë në atë orë, por ka pasur disa prej tyre të cilët e kanë gjetur një zgjidhje. Si rasti në fjalë ka ndodhur në parlamentin e Maqedonisë, ku ministri Samka Ibraimoski, për të ndjekur ndeshjen ka lënë mënjanë punët e qeverisë.

Në një foto të publikuar nga mediat e huaja, shihet se ministri maqedonas mban në dorë telefonin, ndërsa para ka të hapur laptopin duke ndjekur ndeshjen Juventus – Real Madrid.