FOTO/ Ronaza Radi humbet në Greqi, ja kush e shpëton këngëtaren shqiptare

Rozi Radi ka udhëtuar këto ditë drejt Greqisë, si duket është edhe vendi i saj i preferuar sa herë do që t’i largohet zhurmës së kryeqytetit.

Por këtë herë këngëtarja është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Duke qenë se ka udhëtuar me makinën e saj, papritur i ka mbaruar benzina dhe është gjendur në një vend aspak të njohur.

E dëshpëruar dhe ndoshta edhe e frikësuar, Rozi ka parë si zgjidhjen e vetme të bëjë një lajmërim për ndihmë në rrjetet e saj sociale. Për fat të mirë disa djem nga Selenica e Vlorës e kanë gjetur vendndodhjen e saj nëpërmjet fotos dhe kanë vajtur menjëherë e kanë marrë këngëtaren.

Më pas Razana i ka falenderuar publikisht djemtë për gjestin e bërë si dhe ka postuar këtë foto me to. /intv.al/