VIDEO Skandal në Kuvend/ Ruçi largoi Gardën, Rama futi në sallë rojet e armatosura

Tensionet e ditës së sotmë në Kuvendin e Shqipërisë, e kanë frikësuar shumë Edi Ramën.

Pas protestës së opozitës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi Gardës së Republikës që të largohej, pasi nuk kishte asnjë rrezik.

Por nuk ka menduar kështu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thirrur në mbrojtje të tij, rojet e tij personale, që janë futur në sallën e Kuvendi të armatosur.

Në rregulloren e Kuvendit nuk lejohet futja me armë në sallë, por për Edi Ramën nuk ka as ligj e as rregulla.

Faktin e futjes së rojeve të Ramës, me armë në brez në sallën e Kuvendit e ka denoncuar nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gent Strazimiri.

Dhunohet me armë Kuvendi i Shqipërisë!

Pasi dhunoi me oratori fekale popullin,

sot në Sallën e Seancave Plenare, Edvin Rama dhunoi parlamentarizmin duke futur në sallë bodyguardët e tij të armatosur përballë opozitës!!!

KURRË asnjë Kryeministër më parë, sado frikë të ketë patur nuk e ka shkelur këtë kanun të parlamentarizmit!

Gramoz Ruçi është përgjegjës dhe bashkëfajtor në këtë skenar të fëlliqur model "shtator '97"!’, shkruan Strazimiri në Facebook.