Zhduket gjysmë tonë marihuanë, policët që e ruanin thonë se e hëngrën minjtë

Tetë oficerë policie janë shkarkuar pasi një gjysmë ton marihuanë janë zhdukur nga një depo, e të cilën ata po pretendojnë se e kanë ngrënë minjtë.

Një ekip hulumtues nga Argjentina janë duke hetuar rastin, se nga është zhdukur droga.

Policët kishin qenë në ruajtje të saj për të paktën dy vjet, ku gjatë kësaj kohe edhe është zhdukur një pjesë.

Në total kishin qenë 6 mijë kilogram marihuanë që është regjistruar në depo dy vjet më parë, por këtë vit kishin mbetur vetëm 5 mijë 460 kilogram.
Dyshimi pastaj ra në ish komisionarin e policisë, Javier Specia, i cili kishte lënë punën në vitin 2017.

Këtë mungesë nuk e kishin vërejtur derisa një komisioneri i ri, EMilio POrtero u bashkua me forcën pak më vonë.

Duke dalë përpara Gjykatës, policët dëshmitarë thanë se droga e humbur ishte “ngrënë nga minjtë”.