", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Hodhi ujë drejt deputetëve të opozitës, Bushati kërkon ndjesë: Nuk e ruajta gjakftohtësinë

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar ndjesë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për sjelljen e tij në sallen e Kuvendit.

Ai u filmua nga kamerat duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve të opozitës të cilërt kishin zënë foltoren dhe kërkonin largmin e Edi Ramës nga seanca për fjalorin e tij fyes ndaj qytetarve shqiptarë.

“Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare”!

Shkruan kreu i dplomacisë në reagimin e tij.

“Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik”, shkruan ai në rrjetete sociale.