Kryemadhi tregon Ramën: Do t'ia nxijmë jetën derisa t'u kërkojë shqiptarëve falje!

Pas seancës së tensionuar në Kuvend, mospërjashtimit të Ramës nga seanca për fjalimin e tij vulgar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se ‘ky ishte teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës” por se opozita është e vendosur ta detyrojë Ramën t'u kërkojë falje qytetarëve të tij me çdo kusht.

“Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësinë e Edi Ramës dhe të Gramoz Ruçit,që nuk përjashton Ditmir Bushatin që goditi opozitën, - tha Kryemadhi.- Do t'ia nxijmë jetën derisa t'u kërkojë shqiptarëve falje. Si gjithmonë frikacak, largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vetë, nga përgjegjësia e familjes nga përgjegjësia e politikës. Ai njëri që s'do t'ia dijë për fëmijën e vet, do dika për shqiptarët.

Ta arrestojë Fatmir Xhafa tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi, për një çati që duan të rregullojnë që po ju shembet dhe nuk fusin në burg, trafikantët, kriminelët.

Kanë arrestuar kuksianët, i kanë lënë në burg për atë që ai para një jave kërkoi falje. Por kuksianët e shkretë i mban në burg.

Kështu që kjo gjë është teatri i rradhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion por për çdo shqiptar, për çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore kjo ja ku është. Nuk përjashtojnë Ditmir Bushatin, përjashtojnë Kejdi Mehmetin që e godasin përjashtojnë deputetë të tjerë por jo Ditmir Bushatin që e goditi".