FOTO/ Eva Longoria rrëfehet për shtatzëninë

Historia se si Eva Longoria e ka mësuar se është shtatzënë është jo fort tradicionale.

“Unë isha duke e bërë regjinë e ‘The Mick’ pasi unë jam regjisore e shumë komedive, isha në xhirime”.

“Isha shumë e lodhur, po ndihesha shumë keq dhe në ndërkohë po mendoja se me siguri bashkëpunëtorët e mi po mendojnë se jam shumë përtace. Në fakt isha shtatzënë”, ka treguar aktorja që pritet të bëhet nënë për herë të parë në showun e Jimmy Kimmel.

Aktorja e njohur e “Desperate Housewives” ka bërë shaka duke thënë se ishte e lehtë që ajo ta fshihte shtatzëninë e saj në publik.

Sipas saj, kjo pasi është raportuar se është shtatzënë secilin muaj, për 20 vjetët e fundit.

“Unë e haja një hamburger dhe ata thonin se ‘Eva është shtatzënë’. Unë haja një picë dhe sërish shpërthenin lajmet se jam shtatzënë. Në fund, mediat thanë se Eva ka shtuar shumë peshë”.

“Kur unë u thashë se jam shtatzënë, mediat thanë se jam e shëndoshë”, ka treguar Longoria me humor.

Ajo ka deklaruar se edhe pse ndonjëherë harron se është shtatzënë, pritja e fëmijës së saj të parë, ka shkaktuar ndryshime të mëdha në trup.

“Gjithçka është shumë më e vështirë. Nuk është vetëm barku i fryrë, gjithçka rritet. Nuk i kam parë kurrë vithet dhe gjoksin tim si i kam sot. Nuk është e lehtë”.