Rikthehet në parlament Saimir Tahiri me fjalimin e parë si deputet i pavarur

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqet sot në Kuvend pas një mungese të gjatë. Ai do të mbajë një fjalim si deputet i pavarur, pas përjashtimit nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe të gjitha strukturat e PS.

Tahiri ka shkruar emrin për diskutim.

Emri i tij u përmend dje në raportin e Freedom House, ku thuhej se lufta e qeverisë kundër kultivimit të kanabisit u zbeh nga dyshimet për lidhjet e ish-ministrit Tahiri me bandat e drogës.