Allegri zbulon debatin: Ja çfarë i thashë Ramosit në momentin e penalltisë

Pas fundit të ndeshjes, Massimiliano Allegri debatoi me Sergio Ramosin.

Trajneri i Juventusit, ka shpjeguar përplasjen e tij me Sergio Ramosin pas akordimit të penalltisë në favor të Real Madridit.

“Ai tha se ishte penallti dhe unë i thashë se në ndeshjen e parë kishte një penallti. Por, pasi pa faullin ndaj Cuadrado-s, arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes. Ramos bëri sikur nuk kuptoi dhe nuk foli më”, ka zbuluar Allegri.