Ja deklarata e Zidane për penalltinë

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, pas kualifikimit të Real Madrid për në gjysmëfinale të Champions League u shpreh: “Jam i lumtur për kualifikimin. E merituam të kalonim në gjysmëfinale, pas 180 minutash. Kishim shumë raste për gol, por ishte e vështirë t’i shënonim Juventusit. Ky është futbolli! Bëmë një ndeshje të madhe në Torino, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Kishim edhe sot shanset për të shënuar, por nuk na ndihmoi fati që t’i konkretizonim.

Vazkez dhe Asensio na dhanë më shumë forcë. Nuk ishte faji i Bejl dhe Kasemiro. Edhe Kovaçiç na dha më shumë qetësi. Penalltia? Nuk e pashë, por më thanë që ishte. Ronaldo? Nuk gabon kurrë!”, tha Zidan pas ndeshjes.