Drama në ‘Bernabeu’, Agnelli shpërthen ndaj arbitrit dhe propozon ndryshimin e madh

Pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve me një fund dramatik në Bernabeu, Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli thumboi gjykimin. Ai tha se edhe në kupat evropiane, duhet të futet sistemi VAR.

"Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të analizojmë situatën ashtu siç duhet të analizohet. Sot kemi një numër vendesh që kanë implementuar VAR-in dhe në ndeshjet e fundit është e qartë se skuadrat italiane kanë qenë viktima të shumë episodeve, siç është faulli ndaj Cuadrado-s në ndeshjen e parë, Milani kundër Arsenalit apo Lazios me Dynamo Kiev-in. Këtu nuk bëhet fjalë i një goli apo jo-goli, por që të shkojmë para apo jo në turne. Lidhur me fatin e shumë italianeve të goditura, duhet të bëhet një refleksion mbi kotësinë e përcaktorit, që për të mos favorizuar ekipet e kombësisë së tij, përfundon duke i dënuar. Duhet të ndryshohet çdo dy/tre vjet. Është koha për VAR-in edhe në kupa”.