Ronaldo rekord personal ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord personal në ndeshjen e sotme çerekfinale kundër Juventusit.

Ai ka shënuar plot 10 gola kundër torinezëve, të cilët sot luftuan shumë për të arritur në gjysmëfinale.

Ata shënuan tre gola për t’u rikthyer në lojë, por një penallti në fund të ndeshjes bëri që “Los Blancos” të shënojnë një gol, i cili ishte goli i kualifikimit në gjysmëfinale.

Ronaldo shënoi nga penalltia golin e nderit për Real Madridin, i cili ishte i 10-ti personali i tij që ka shënuar kundër Juventusit, apo sulmuesi që i ka shënuar më shumë bardhezinjve.