Pse Vuçiç e quan, kreun e NATO–s, beogradas

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithmonë është i mirëseardhur në Beograd dhe se “është punë e madhe për serbët e Serbinë fakti se Stoltenberg ka shfaqur keqardhje për viktimat civile”, transmeton koha.net.

“Jens Stoltenberg është gjithmonë i mirëseardhur në Beograd dhe ai edhe ashtu është beogradas dhe qytetar i Serbisë në një mënyrë”, citon Veçernje novosti” të ketë thënë Vuçiç.

Jens Stoletenberg ka jetuar në Serbi nga viti 1960 deri në vitin 1963 kur babai i tij, Thorvald Stoltenberg, ishte ambasador i Norvegjisë në ish – Jugosllavinë e atëhershme.