Bayern Munchen-Sevilla, penalltia e munguar që mund të ndryshonte fatin e ndeshjes

Nëse arbitri do të vendoste ndryshe për një episod në minutën e 14-të të pjesës së parë në çerekfinalen e kthimit mes Bayern Munchen dhe Sevilla-s, me siguri rrjedha e ndeshjes do të ishte tjetër...

Një goditje nga Sarabia, u ndalua me bërryl nga Boateng në zonën e rreptësisë së gjermanëve. Sipas medieve sportive spanjolle: Ishte penallti e pastër.

Por gjyqtari William Colum nuk e akordoi.

Takimi përfundoi 0-0. Rezultat ky që kualifikoi gjermanët për në gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë në Spanjë u mbyll 2-1 në favor të bavarezëve.