FOTO/ “Ne ju duam”, ja mesazhi që sirianët i drejtojnë Trump në pritje të sulmit...

Ndërsa presidenti Donald Trump njofton qëllimet për të sulmuar Sirinë pas sulmeve të dyshuara të armëve kimike të së shtunës, mbështetësit e opozitës siriane janë duke pritur me entuziazëm.

Sirianët u rreshtuan në zonat e mbajtura nga rebelët dhe të mërkurën qarkulluan një memo në mediat sociale, arabisht dhe anglisht, ku shfaqet fytyra e Trump – e mbivendosur me një flamur amerikan - me fjalët "Ne ju duam".

"Ne jemi të gjithë me Trump, kurrë nuk do të harrojmë se ai qëndron me ne dhe na shpëton nga ferri i Rusisë, Iranit dhe Assadit", tha Tarek Muharam 40-vjecc, një lider i ushtrisë së lirë siriane (FSA).

"Së fundi, dikush ndjeu erën e armëve kimike dhe vendosi të ndalë këto masakra."

Të tjerë që mbështesin opozitën siriane,  shpresojnë se SHBA do të ndërhynin së shpejti.

"Unë shpresoj se sulmet do të jenë shumë më të mëdha këtë herë për të synuar të gjitha njësitë ushtarake dhe të sigurisë të regjimit, kështu që populli sirian mund të marrë lirinë e vjedhur", tha Amer Algjaj, 30 vjeçar, i cili punon me Gjysmëhënën e Kuqe të Katarit në Sirinë veriore.

Shtetet e Bashkuara, mbështetur nga Britania dhe Franca, kanë thënë se janë të gatshme të ndërmarrin veprime ushtarake në Siri - me ose pa mbështetje nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

"Shtetet e Bashkuara duhet të marrin përgjegjësinë për të hequr padrejtësinë ndaj popullit sirian", tha Yousef Obeid, 22 vjeç, një punonjës i ndihmës mjekësore në Al-Atareb.

Muhammad Basher, 27 vjeç, një aktivist civil në perëndim të Aleppo, gjithashtu mbështeti sulmin.

 "Nëse doni të përfundoni Qaidën dhe ISIS-in në Siri, duhet të përmbysni regjimin e Asadit dhe grupet terroriste do të zhduken".