FOTO/ Si tregtohen kafshët shtëpiake nëpër dyqanet e kryeqytetit

Në një intervistë për emisionin investigativ Boom, mjeku veteriner Admir Graçi është shprehur se në mënyrë kategorike qenve u duhen bërë vaksinat vetëm nga mjeku veteriner. Po ashtu këlyshët nuk duhen larë sepse ndikon në uljen e imunitetit, por edhe ambienti, mirëmbajtja dhe transporti ndikojnë në shëndetin e kafshës, sepse mbajtja bashkë rrit mundësinë për infeksione.

Por çfarë ndodh në të vërtetë. Boom nisi një investigim në disa prej pikave që tregtojnë kafshë të tilla në Tiranë. Ajo çka u vërejt ishte mëse shqetësuese. Të gjithë shitësit pa përjashtim merrnin përsipër të bënin vaksinën për qenin, madje edhe ta lanin. Po ashtu kushtet në të cilat mbaheshin kafshët ishin jo normale.

Edhe vendi ku tregtohen, siç I shohim gati përditë, është pranë ambienteve dhe dyqaneve të tjera. Boom udhëtoi pranë një ferme në Sukth ku aktualisht mbahen në kushte normale 80 qen. Por investigimi nuk është ndalur këtu. Megjithëse mbajtja e një qeni është kthyer tashmë në rutinë, sidomos në kryeqytet, sërish nuk ka tarifa të përcaktuara për kujdsin shëndetësor, apo ushqimin e tyre. Në kamerat e fshehta të Boom, janë rregjistruar çmime të ndryshme për ushqimin, apo psh për bërjen e një grafie për qentë.

Sigurisht që e gjitha kjo I shtohet problematikës së zakonshme për këto kafshë të cilët e ka përsritur sërish edhe ambientalisti Sazan Guri, sipas të cilit shitja e kafshëve në Shqipëri duhet të mbyllet përderisa kemi probleme me qentë endacakë. Ai ngre shqetësimin se mbajtja e disa qenve në një kafaz, sjell probleme të rënda për ta, si dhe kërkon miratimin e një ligji penal për mbrojtjen e kafshëve.