Eliminimi i turpshëm nga Roma, presidenti i Barcelonës ka këtë mesazh për tifozët

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pranon se Roma meritoi të shkonte në katërshen më të mirë të Europës.

“Luajtën më mirë dhe nuk jam i lumtur për tifozët. Jemi të trishtuar, por urojmë Romën dhe tifozët e saj. Duhet ta analizojmë atë çka ndodhi. Duhet të rikthehemi në kampionat dhe kupë, por pas kësaj mbrëmjeje jemi vetëm të trishtuar. Ata dominuan ndeshjen dhe besuan te vetja. Kur beson dhe sulmon, ndodhin këto gjëra. U kërkojmë ndjesë tifozëve”, tha numri 1 i katalanasve.