Pas eliminimit nga Liverpool, Guardiola futet në telashe

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është vënë në shënjestrën e UEFA për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së Champions League, ku ekipi i tij u mposht nga Liverpool.

Spanjolli u nxor me karton të kuq nga gjyqtari, si pasojë e një debati dhe UEFA po shqyrton sjelljen e tij për të caktuar masën e skualifikimit.

Spanjolli Antonio Mateu Lahoz e detyroi Guardiolën ta shikonte ndeshjen nga tribuna në fund të pjesës së parë, ku skuadra e tij po fitonte 1-0, por në fund mposht 2-1.

Guardiola akuzohet se ka shkelur rregullin e 69-të, ku një trajner që del nga fusha nuk mund të komunikojë me stafin apo futbollistët e tij, por në pushim të ndeshjes Pep ishte në dhomat e zhveshjes, pavarësisht se përjashtimi i tij ndodhi sapo mbaroi pjesa e parë.

Vendimi për një gjobë të mundshme ose skualifikimin e Guardiolës do të merret më 31 maj.