FOTO/ Këto janë dështimet e mëdha të Barcelonës në Europë

Humbja 3-0 e pësuar nga Barcelona në fushën e Romës është bërë pjesë e listës së dështimeve të katalanasve në Europë, ku marrin pjesë që nga sezoni 1959-1960.

Ka qenë hera e parë që ata kanë shpërdoruar një avantazh prej tre golash në Europë dhe hera e fundit që kanë provuar një zhgënjimi të ngjashëm ka qenë në sezonin 1984-85, kur janë mundur 4-1 nga Metz pasi kishin fituar 4-2 në shtëpi.

Një vit para atij, Manchester United përmbysi një humbje 2-0 të pësuar në “Camp Nou” duke fituar 3-0 në shtëpi.

Një tjetër natë e famshme dhe e zezë për Barcelonën ka qenë ajo e humbjes së pësuar në finalen e ish-Kupës së Kampionëve kundër Steauas së Bukureshtit në 1986-ën.

Ndeshja ka shkuar me penallti dhe Barcelona nuk arriti të shënonte asnjë, duke i dhuruar fitoren rumunëve.

Në vazhdim, pas triumfit të 1992-it në Kupën e Kampionëve nën drejtimin e Johan Cruyff, dy vite më pas, gjithmonë me holandezin si trajner, ata janë tronditur në finalen e Athinës nga Milani i Capellos, që fitoi 4-0.

Edhe Real Madridi e ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinalet e Champions League në vitin e kupës numër 9. Zidane dhe McManaman i dhuruan fitoren 2-0 madrilenëve në “Camp Nou”, ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll 1-1.

Në sezonin 2012-2013, Barça u përball me Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions League dhe, pas fitores 4-0 në shtëpi, gjermanët fituan 3-0 në Spanjë.

Katastrofa e fundit është e freskët, e realizuar dje nga Roma në atë 3-0 të pabesueshme në “Olimpico”.