Raporti i ‘Freedom House’/ Panariti në Syri.net: Zgjedhja e Metës ishte Kushtetuese, raporti i referohet një deklarate të Ramës

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka komentuar nga studio e lajmeve e Syri.net, raportin e ‘Freedom House’, të cilin e ka cilësuar si raport me dopio standarde.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili rreth deklaratës në këtë raport për Zgjedhjen e presidentin. Panariti theksoi se zgjedhja e Metës ishte sipas Kushtetutës, ndërsa shtoi se raporti i është referuar një deklarate të bërë nga Edi Rama.

‘Unë e ndoqa me shumë vëmendje këtë standarde dhe ky raport thotë edhe të vërteta edhe gënjeshtra. Disa fakte nuk kanë nevojë për komente siç është zgjedhja e Prokurores e cila është antikushtetuese, kanalizimi i Shqipërisë, janë dy të vërteta të faktuara.

Të tjerat që janë pjesë e raportit, ku ka dhe një dorë manipulative. Le ta fillomë me datën e zgjedhjeve ku thuhet se në 25 qershor procesi zgjedhor ishte normal, ndërkohë që kjo bie ndesh me raportet ndërkombëtare, të cilat flasin për vjedhjen  votave, blerjen e tyre. Pra si mund të dalë në raport që ky proces ishte normal.

Lidhur me zotin Ilir Meta, ka një raport ku thuhet se zgjedhja e Presidentit u zgjodh tërësisht sipas kushtetutës së vendit. Ndërkohë raporti deformohet. Raporti i referohet një deklarate të bërë nga kundërshtari politik.

Ndërkohë që zgjedha e presidentit u bë sipas Kushtetutës së vendit’, deklaroi Panariti.