VIDEO/ Iniesta parandjeu humbjen e Barcelonës, dëgjoni çfarë i tha shokut të ekipit

Andres Iniesta e kishte shprehur zhgënjimin me mënyrën e lojës së Barcelonës kundër Romës para bashkëlojtarit të vet, Sergio Roberto, pas përfundimit të pjesës së parë.

Goli i shpejtë i Edin Dzekos bëri që skuadra italiane të marrë kontrollin e lojës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër gjigantit katallan.

Pas pjesës së parë, rezultati nuk e pasqyronte dominimin e Romës, por forma e lojtarëve të Barçës ishte dukshëm për t’u parë.

Andres Iniesta u kap nga kamerat e “ESPN” duke i thënë Robertos: “Në fund do ta humbasim ndeshjen për shkak të kësaj që po bëjmë”.

Në fund doli të ishte vlerësim i saktë, pasi Roma shënoi edhe dy gola tjerë dhe jo vetëm e fitoi ndeshjen, por arriti të eliminojë katalanasit e të kualifikohet në gjysmëfinale.