Këtij i thonë fat/ Vuri gabimisht bast për fitoren e Romës dhe u bë milioner

Fati ndonjëherë të rezervon surpriza që as që mund t’i kesh ëndërruar.

Ndodhi me një të apasionuar pas skedinave, që fitorja e Romës me Barcelonën në Champions e bëri milioner.

Në fakt, personi fatlum, që ka preferuar të mbetet anonim, vendosi gabimisht për fitoren e Romës (1), ndërkohë që mendonte se ndeshja do të luhej në Barcelonë dhe do të fitonin katalanët.

Por ky gabim e bëri të pasur, sepse fitoi plot 52 623 dollarë me vetëm 1000 të shpenzuar.

Rasti është zbuluar nga kompania e basteve “Just Bet” me qendër në Xhamajkë.

Mes 5 ndeshjeve të përzgjedhura, të cilave “u ra në kokë”, ishte edhe Roma-Barça, takim të cilin besonte se do ta fitonin “blaugranat”.

Por në vend që të shkruante shenjën 2, e vendosi gabimisht 1 (koeficienti 4.75).

Tentativat për ta anuluar skedinën rezultuan të kota, pasi nuk mund të hiqej nga sistemi.

Një gabim trashanik, por kaq fatsjellës, aq sa personi në fjalë e kishte të vështirë ta besonte se llogarisë së tij i ishin shtuar më shumë se 52 mijë dollarë.