FOTO/ Zhduket një nga më të pasurit e botës, ja ku u pa për herë të fundit

FOTO/ Zhduket një nga njerëzit më të pasurit e botës, ja ku ishte për herë të fundit

Është zhdukur pa lënë gjurmë një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë. Sipas mediave, ai ka humbur teksa kishte shkuar për ski në Cervino, malin Matterhorn, në Alpet Zviceriane në kufirin mes Italisë dhe Zvicrës.

Ai është zhdukur në datën 7 pril, ndërsa familja ka vendosur një ‘fond  pa limit’ për kërkimet për gjetjen e tij.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i një zinxhiri supermarketesh Tengelmann.

Një zëdhënës i Tengelmann konfirmoi të mërkurën se kanë nisur kërkimet, për zhdukjen e tij.

58-vjeçari zotëron marka të ndryshme  të supermarkeve në Gjermani dhe Evropën Qendrore.

Në një letër të botuar në gazetën gjermane Handelsblatt, vëllai i tij, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.

Ai tha se ende shpresonte që vëllai i tij do të gjendet, por familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte “përgatitur” për lajme të këqija.