200 mln euro + një super lojtar, vjen oferta e çmendur për të transferuar Neymarin

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë plot 200 milionë euro dhe Paul Pogban në shkëmbim të yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, sipas Don Balon.

Sipas Don Balon, braziliani do të ishte i lumtur të punonte nën urdhrat e Jose Mourinhos, me të cilin Paul Pogba ka pasur mosmarrëveshje së fundmi.

Thuhet se PSG do të kërkojë 400 milionë euro për Neymarin, pasi 26-vjeçari u transferua në Paris për 222 milionë euro verën e kaluar.