Vasili pyet me thumb: Kush ia mbylli sytë 'Freedom House'-it për turpin e 25 Qershorit?

Petrit Vasili ka reaguar menjëherë sot për raportin e fundit të Freedom House për demokracinë në botë. Vasili e ka hedhur poshtë atë konstatim të FH mbi zgjedhjet e qeta në Shqipëri dhe ka ngritur dyshime mbi raportin dhe qëllimin e raportuesit: "Çfarë "halli" ia ka imponuar këtë standart të ulët profesional", pyet me thumb, kreu i Grupit të LSI në Fb.

 "Zgjedhjet e 25 qershorit ishin nje turp i demokracise, - shkruan Vasili. - LSI nuk i ka pranuar kurre si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI, si kryetar i saj ne ato zgjedhje, i kam konsideruar si zgjedhjet me te shemtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje - produkt i droges dhe krimit te organizuar te bere njesh me qeverine dhe Policine e Shtetit. Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise. Freedom House raporton "çuditerisht"qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita. Kush ia mbylli syte Freedom House pasi  kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.

Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje :

Kujt i sherben deformimi i realitetit?

Çfare "halli" e imponon kete standart te ulet profesional?

Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç'mjete realizohet kjo njeanshmeri, mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”përfundon mesazhi në Fb.