VIDEO/ Ja kush është grosisti shqiptar që furnizonte me heroinë qytetin italian

Feim Nure, 30-vjeç, rezident prej tre vitesh në rrugën “Goito” të Padovas në Itali.

Ai është grosisti e heroinës i arrestuar dje nga agjentët e policisë, që sekuestruan 20 kg lëndë narkotike, e ndarë në paketime me një 1 kg, dhe 9 mijë euro, të ardhura nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës, raportojnë sot mediat lokale. Nëse do të hidhej në treg, heroina do të sillte 600 mijë euro.

Për arrestimin e shqiptarit, forcat e rendit janë angazhuar disa javë. Kreu i policisë lokale, Mauro Carisdeo tha se Nure e kishte varrosur drogën në bregun e një lumi, disa km larg nga banesa ku strehohej.

Droga u nuhat nga qentë e policisë. /Syri.net/