‘Mos u sill si katunar': sherr PS-LSI në komision, Naço i prek 'plagën' Hysenit

Një sherr mes deputetëve të PS-së dhe LSI-së  ka ndërprerë përkohësisht punën e Komisionit të Ligjeve. Drejtoresha e DAP-it ishte thirrur për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi procedurat e punësimit në administratë.

Por dy deputetë, Alket Hyseni dhe Nasip Naço kanë qënë të zënë me njeri-tjetrin.

Socialisti Hyseni i ka prerë fjalën deputetit të LSI,  Naços, duke mos e lejuar t’i drejtojë pyetje drejtoreshës, pasi sipas tij, ishin bërë njëhërë prej atij vetë.

“Këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje” – nguli këmbë Hyseni dhe nuk hoqi dorë nga e vetja, duke e fyer ish-ministrin e Drejtësisë me shprehje “mos fol si katunar’!

Por, Naço, nuk e ka kursyer ish-doganierin e PS të akuzuar për pasurim të shpejtë të dyfishtë dhe ia ka kujtuar këtë fakt me “xhentilesë”: "E di që je i mërzitur, por s’ta zgjidh unë problemin", i tha ai.

Ja debati:

Alket Hyseni: Tani erdhen kamerat dhe do t’u bësh lajm.

Nasip Naço: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia?

Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere.  Katunar komplet

Nasip Naço: Ç’ke mo! Kujdes kur flet me mua!

Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar!

Nasip Naço: E di që je i mërzitur. Por s’ta zgjidh unë problemin!