Edhe një taksë tjetër në 'Rrugën e Kombit'

Një pikë karburanti në autostradën “Rrugën e Kombit” ka një “ofertë” për të gjithë udhëtarët që duhet t’i kryejnë nevojat fiziologjike.

Kjo pikë pushimi ka një tualet vetëm për klientët, por për shfrytëzimin e saj ata së paku duhet të blejnë një kafe apo një ujë, shkruan koha.net.

Në fillim të muajit qeveria shqiptare kishte marrë vendimin që kalimi i automjeteve në “Rrugën e Kombit” të bëhej me pagesë.

Vetëm pas protestave të dhunshme qeveria hoqi dorë nga kjo taksë, e cila nuk u prit mirë as nga qytetarët e Kosovës.