Miftari akuzon Thaçin: Çfarë ndodhi me 120 pushkët snajperë që i sollën mërgimtarët, të cilat i bllokove...

Ish drjtuesi i SHIK-ut, Naim Miftari në një postim në facebook sërish ka kritikuar Presidetin Hashim Thaçi për luftën që ka bërë sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miftari madje pyet Presidentin Thaçi, duke ju referuar siç duket deklarates së bërë nga kreu i shtetit nga Kosharja, se për cilën pushkë ka fjalën, atë që nuk bëri ‘bam’ ndaj okupatorit serb, madje e akuzon se me të njëjtën kishte vrarë pas shpine komandantët e luftëtarët shqiptarë.

Miftari madje ka përmendur edhe disa raste tjera, duke akuzuar Presidentin Thaçi për disa çështje të ndryshme.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për cilën pushkë apo pushkatar e ke fjalën o Hashim Thaçi. Për pushkën tuaj që kurrë nuk bëri bam e nuk e shkrepi asnjë plumb mbi okupatorin serb por, që ishte shumë efikase në vrasjet pas shpine të komandantëve, patriotëve dhe luftëtarëve shqiptarë!... apo ndoshta e ke fjalën për mbi 120 pushkët snajperë 12.5mm që i sollën në Tiranë mërgimtarët nga Amerika e të cilat i bllokove dhe kurrë nuk ranë në duart e ushtarëve të UÇK-së, për ta luftuar armikun serb, por çuditërisht ranë në duart e luftëtarëve të Hezbollahut në Liban!

Serialet mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, Trenit Rus, me Marko Gjuriqin, gylenistët turq, “certani filmi” i "çlirimit" të Nishit nga tupanxhiu Kadri Veseli dhe tani pushka jote, vetëm sa po i japin epërsi Serbisë mbi Kosovën... Nuk ka ushtarë (përveç jeniçerëve serb) që të beson e të ndjek pas, pasi që nga UÇK-ja e deri sot, të gjitha formacionet ushtarake të Kosovës i preve në besë dhe i tradhtove me radhë, njërën pas tjetrës./Bota sot