Ngjarje historike në përballjen Roma-Barcelona

Për herë të parë në histori lojtarët që kanë shënuar autogola në ndeshjen e parë çerekfinale, kanë shënuar edhe në ndeshjen e dytë, por kësaj radhe jo në portën e tyre.

Daniele De Rossi kishte shënuar autogol në Barcelonë, por sonte shënoi nga penalltia.

Edhe Manolas ishte autor i një goli në “Camp Nou”, por jo edhe në Romë, pasi që ai ka shënuar golin e tretë, golin që i dha kualifikimin Romës në gjysmëfinale.