Rike Roçi e thotë troç: Më ngacmojnë shumë, meshkujt shqiptarë nuk dinë

?Për Rike Roçin është përfolur shumë në ambientet sportive, pasi ajo njihet si një tifoze e futbollit, ndërkohë që fotot e saj në stadium gjatë ndeshjes së Kombëtares Shqiptare në finalet e Euro 2016 bënë xhiron e rrjetit

Bukuroshja shqiptare u cilësua si me të drejtë si një nga tifozet më seksi të Evropianit të Francës nga mediat e huaja, teksa fotot e saj në stadium u bënë shumë shpejt virale, duke i bërë një reklamë të shkëlqyer në kontinent edhe bukurisë shqiptare.

Duke përfituar nga impenjimi i saj në spektaklin “Dancing ëith the Stars” në Tiranë, pasi Rike Roçi jeton në Itali, ne të “Eduasportin.com” menduam ta kishim personazhin e radhës në rubrikën “90 sekonda me Eraldon”. Ajo ka treguar për pasionin e saj të madh ndaj futbollit, dashurinë që ka për skuadrën e Milan-it, kombëtaren, nëse ka flirtuar ose jo me ndonjë futbollist, skuadrën me të cilën do të bëjë tifo në Botëror si dhe grimca nga jeta personale.

Gjithashtu, bukuroshja ka habitur kur zbulon se nuk shkon palestër, ha gjithçka dhe se fiziku i saj seksi është një dhuratë e natyrës. Rikja flet edhe për kërcimin dhe pretendimet që ajo ka në spektaklin e famshëm. Një nga pyetjet interesante ishte edhe ajo nëse e ngacmojnë meshkujt dhe Rike tha që e ngacmojnë shumë, por për fat të keq u shpreh se meshkujt shqiptarë nuk dinë të ngacmojnë.