VIDEO/ Me ‘faraonin’ Salah, Liverpool mposht milionerët e Manchester Cityt

Liverpooli fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Manchester Cityt në fazën çerekfinale të Champions League.

Ishte ekipi i Guardiolës, që shënoi që në minutën e 3-të të lojës, dhe shpresoi për përmbysje.

Një gol i anuluar në fund të pjesës së parë për Sane, shkaktoi kontestime tek vendasit, por anësori e cilësoi jashtë loje.

Gjithsesi, në të dytën, Liverpooli reagoi dhe shënoi plot 2 herë, për të hipotekuar kalimin në gjysmëfinale.

Vetëm kaq aventura e Guardiolës, që duhet t’i lërë vendin të kuqve të Klopp.