FOTO/ Manchester City-Liverpool, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Manchester City dhe Liverpool po luajnë sfidën e kthimit çerekfinale të Champions League, shkruan SYRI.net.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës, me golin e shënuar që në minutën e dytë nga Gabriel Jesus.

Takimi i parë i luajtur në “Anfield Road” përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të Liverpoolit, teksa tashmë Cityt i duhen të paktën edhe dy gola për ta çuar sfidën në shtesë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.