Vrasja në Tiranë/ Dyshimet: Ja pse u ekzekutua i riu

Dyshimet e para për vrasjen e Marjo Majollarit në Tiranë mbrëmjen e sotme janë se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

Marjo Majollari

Një i afër i tiji vuan dënimin me burg përjetë për vrasje, i arrestuar në vitin 2014. Pranë vendit ku u ekzekutua sot i riu është arrestuar i afërmi i Majollarit, i akuzuar nga drejtësia si vrasës i dy personave. Ndërsa krimi i kryer prej Avni Majallarit është realizuar në vitin 2000, kur ai ka ekzekutuar me armë zjarri dy persona: Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi.

Në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia njoftoi se disa persona janë shoqëruar. 

Dyshohet se Marjo Majollarit është qëlluar me pistoletë me silenciator. Dy plumba i ka marre në pjesën e kokës, thanë burime pranë grupit hetimor “SYRI.net”. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja. Vrasja ndodhi në një rrugicë të errët, pranë banesës ku jetonte viktima. Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari nuk rezulton person me precedent penal. Atij i ishte refuzuar azili në Suedi. Burime pranë grupit hetimor thanë se viktima ka përdorur dy emra.

Dyshimet janë se autorët janë larguar me një makinë pas krimit.