FOTO/ Vrasja në Tiranë, disa të shoqëruar

Disa persona janë shoqëruar pas vrasjes së 28-vjeçarit Marjo Majollari, ka bërë me dije Policia.

Zyrtarisht Policia njofton se: Rreth orës 20.25 në nje rrugice qe lidhet me rrugen "Aleksander Moisiu" eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes".