LIVE/ Zuckenberg dëshmon para Kongresit...

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg përballet me pyetje të vështira në Kongres pas publikimeve se firma politike e lidhur me fushatën e presidentit Trump, Cambridge Analytica, ka marrë të dhënat e 87 milionë përdoruesve të faqes së medias sociale gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Kongresi do të kërkojë përgjigje – jo vetëm ndjesë.

Përpara seancës, Zuckerberg publikoi në Facebook: "në një orë unë do të dëshmoj përpara Senatit se si Facebook duhet të marrë një pamje të plotë të përgjegjësisë sonë, jo vetëm për të ndërtuar mjete, por për t'u siguruar që ato mjete janë përdorur për të mirë. "

 “Ishte një gabim i madh – dhe ishte gabimi im”.

Drejtuesit ekzekutivë të Facebook-ut u përballën me pyetje të vështira vjeshtën e kaluar rreth rolit që luajtën reklamat gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 – por shkalla e skandalit të Cambridge Analytica e solli Zuckerbergun për herë të parë ballë për ballë me ligjvënësit.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebook-ut.

Facebook pretendon se kjo ishte një shkelje e të dhënave "krejtësisht e gabuar". Komisionerë të tanishëm dhe të shkuar të Komisionit Federal të Tregtisë, një agjenci për mbrojtjen e konsumatorit, e shohin atë ndryshe.

Zuckerberg arriti i penduar dhe shfajësues.

"Duke parë prapa, është e qartë se kemi qenë shumë të ngadalshëm në identifikimin e ndërhyrjes së zgjedhjeve në 2016 dhe ne duhet të bëjmë më të mirën në zgjedhjet e ardhshme", tha Zuckerberg në një letër të hapur të postuar në Facebook.

Teksa ka kërkuar falje serish para Kongresit për shkak se nuk ka bërë aq sa duhet për të ndaluar keqpërdorimin e rrjeteve sociale, Zuckerberg ka theksuar se: “Facebook do i shkojë deri në fund asaj çfarë bëri Cambridge Analytica”.

“Prioriteti im ka qenë misioni ynë social për të lidhur njerëzit, ndërtimin e komuniteteve dhe afrimin e botës më pranë. Reklamuesit kurrë nuk do të kenë përparësi për sa kohë që unë do të drejtoj Facebook”, u shpreh Zuckerberg.

Themeluesi i “Facebook”, do të vijojë t’u përgjigjet pyetjeve para kongresit amerikan në lidhje me “rrjedhjen” e të dhënave të përdoruesve.

Në qendër të debatit është qasja tek të dhënat personale të përdoruesve dhe llogarive të miqve të tyre në Facebook nga aplikacionet e palëve të treta. Faqja i dha kompanisë Cambridge Analytica informacione rreth bindjeve politike dhe fetare, ngjarjeve të ndjekura dhe postimeve të pëlqyera nga miliona përdorues të Facebook-ut.