Qeveria e re italiane, negociatat e vështirë që rinisin të enjten...

Të enjten do të nisë raundi i dytë i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re italiane. Bisedimet vijnë në një kohë kur lideri i Legës, Salvini dhe ai lëvizjes me pesë yje Di Maio, kanë shkëmbyer replika të forta me njëri-tjetrin.

Presidenti italian Matarela ka vendosur që bisedimet të zhvillohen të enjten dhe të premten. Dita e parë do i kushtohet partive politike, ndërsa dita e dytë do të jetë për drejtuesit e institucioneve.

Takimi i parafundit do të jetë me qendrën e djathtë të bashkuar, ndërsa partia e fundit që do të ngjitet në Presidencë do të jetë lëvizja 5 Yjet.

Salvini u shpreh se italianët kërkojnë një qeveri dhe ekziston 51 për qind e mundësisë që ekzekutivi i ri të jetë mes qendrës së djathtë dhe lëvizjes me pesë yje. Por lideri i lëvizjes me pesë yje Di maio theksoi se ka 0 për qind mundësi që partia e tij të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës me Berluskonin.

Reagimi i fundit ka qenë i Salvinit më pas i cili u shpreh se në këtë pikë kishte vetëm 0 për qind të interest për Lëvizjen 5 yje