Pogba i vë kusht PSG: Vij nëse Neymar...

Paul Pogba i ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se është i interesuar të transferohet në kryeqytetin francez, por vetëm nëse merr garanci se Neymar vazhdon të jetë lojtar i kryesuesit të Ligë 1.

Sipas “parisunited.net”, uebsajtit të specializuar për informacione rreth PSG-së, Paul Pogba do të jetë përforcimi i radhës i gjigantit francez, dhe për më tepër atij mund t’i bashkohet edhe një yll tjetër i Manchester Unitedit rrugës për në Paris, Anthony Martial.

Gjithmonë sipas uebsajtit francez dhe disa mediave britanike, Pogba i ka bërë me dije PSG-së se ai pajtohet të kalojë nga “Old Trafford” në “Parc des Princes” me një kusht: “Vij, por vetëm nëse Neymar vazhdon të jetë pjesë e skuadrës”.