Ja qëndrimet e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për LGBT…

Ditën e enjte Mike Pompeo është në një seancë dëgjimore para Komisionit për Çështjet e jashtme të Senatit, për marrë konfirmimin e emërimit si Sekretar i Shtetit nga Presidenti Donal Trump.

Shoqatat LGBT janë organizuar kundër kandidaturës së tij duke i kërkuar madje disa senatorëve të nvotojnë kundër kandidaturës së tij.

Disa nga kritikat e LGBT të promovuara në median anti-Trump janë:

Si ligjvënës republikan, Pompeo ka qënë bashkë-sponsorizues i “Aktit të Mbrojtjes së Martesës”, një ligj që do t’iu lejonte shteteve të SHBA të refuzonin njohjen e bashkimeve të të njëjtit seks;

Pompeo gjithashtu ka bashkësponsorizuar “Aktin e Martesës dhe Lirisë Fetare”, i cili konsiderohet në një farë mënyre një ‘licencë për të diskriminuar’; në bazë të fesë personat LGBT;

Duke mbrojtur dokumentin “Mos pyetni dhe Mos tregoni”, përmes të cilit ndalohet që në ushtri të

shfaqen haptas përsonat homoseksualë, Pompeo kishte deklaruar se ‘njëlloj si të gjithë qytetarët

amerikanë, kur të hyni në ushtri, ju (personat LGBT) duhet hiqni dorë nga disa nga të drejtat tuaja’, sepse ‘Ne nuk mund të përdorim ushtrinë për të promovuar idetë shoqërore që nuk reflektojnë vlerat e kombit ‘

Kur Gjykata e Lartë e SHBA zbuloi se çiftet homoseksualë kishin të drejtën kushtetuese për t’u martuar, Pompeo tha se ishte ‘thellësisht i pikëlluar’ nga vendimi, duke e quajtur atë një ‘abuzim tronditës të pushtetit’.

Në realitet nga këto “kritika” rezulton se Mike Pompeo i) është një mbrojtës i flaktë i familjes dhe të ntraditave fetare mbi familjen; ii) është vetëm kundër martesave gay; dhe iii) kundër promovimit të LGBT në ushtri.

Syri.net/ 10 prill 2018