FOTO/ Manchester City-Liverpool, formacionet zyrtare. Klopp shuan dyshimet për Salah

Manchester City dhe Liverpool do të luajnë mbrëmjen e sotme sfidën e kthimit çerekfinale të Champions League, shkruan SYRI.net.

Takimi i parë i luajtur në “Anfield Road” përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të Liverpoolit.

Manchester City do të kërkojë sotme në fushën e tij përmbysjen e madhe, përballë ekipit të Jurgen Klopp që ka traditë në këtë kompeticioni.

Derbi anglez i Championsit do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Dyshimi më i madh ishte a do të luajë Salah, por mesa duket Liverpooli do të ketë sonte ndihmën e yllit egjiptian, i cili do të jetë titullar.