Noizy publikon FOTO gjysmë i zhveshur nga shtrati, por shikoni si e fsheh...!

Reperi mw i pëlqyer shqiptar, Noizy, kohëve të fundit është shumë aktiv në palestër. Andaj edhe pushimi për të është shumë i nevojshëm.

Pasi po mundohet që deri në muajin Maj t’i krijoj muskujt e lakmueshëm trupor për ta fituar bastin kundër Blerim Destanit, reperi i njohur shumicën e kohës po e kalon duke ushtruar.

Së fundmi kishte zgjedhur ambientin e hapur për të vrapuar dhe pas vrapit ka publikuar një foto, ku shihet gjysmë i zhveshur i shtrirë në shtrat.

Sa i përket jetës private Noizy tregohet ende i rezervuar, por kohën më të madhe po e kalon me Oriola Marashin, ndaj kanë dalë zëra se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.  Por as Noizy e as Oriola nuk e kanë pranuar e as mohuar një gjë të tillë.

Mbetet të shihet nëse reperi është i vetëm edhe në jetën private, ashtu siç shihet në këtë fotografi.