'Ndaj më thonë Arben Qameti'-Iriqi bisedon me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj

Iriqi: Edhe FMN nuk ra dakord që biznesi i vogël të ketë TVSH. Pse nuk e dëgjuat?

Ahmetaj: Ka FMN, por ka dhe RVF.

Iriqi: Ç'domethënë?

Ahmetaj: Rama Vendos Firmos. Edhe unë nuk isha dakord, por më tregoi tigrillëqet e mija nëpër motele dhe u zbytha.

Iriqi: U zbythe?

Ahmetaj: Hahahaha, jo, jo. Nuk jam Lu-ist unë. Por u tremba se një foto e kisha si ky gjyshi i Shkodrës. Me brekë nëpër këmbë. Shëmtut shumë dukesha, por kur s'ke punë ose do tundësh derën, ose veglën. Kisha frikë të rrija pa brekë se ky popull të bën kryeministër.

Iriqi: S'paske punë?

Ahmetaj: Këtu s'ka punë populli, do kemi ne. Rama bën kosha në zyrë,unë luaj pingpong.

Iriqi: Po Gjiknuri?

Ahmetaj: Hahaha, ka një foto të Bashës dhe mat sa larg hedh pështymën. I është bërë qiellza si e bretkosës, një litër ujë i mban. Prit kur Rama ta përdorë si zjarrfikëse.

Iriqi: Jam kurioz për Majkon.

Ahmetaj: I ka ikur zari. Rri me orë të tëra mbi një karton me shkronja ari. Dhe pyet veten: "Këtë diplomë e kam të shkollës së mesme, a të shkollës së lartë?"

Iriqi: Sot biznesi i vogël uli qepenat një orë. Si e parashikon?

Ahmetaj: Duhet pyetur Endri Fuga. Ai është kryeministri. Rama si unë, pykë në diell.

Iriqi: Trarin e dogji populli.

Ahmetaj: Nuk do e vëmë më. Në hyrje të tunelit do vendosim ca kabina telefoni me Anglinë. 5 euro gjysmë ore, do shkruajmë. Sa të fusin paret se veç pip-pip do dëgjojnë. Më vonë do vëmë Noizyn gjoja koncert me 10 euro, pastaj ndeshjet ndërkombëtare do bëhen te stadiumi i Kukësit. Do vijë Tirana e paguajnë ata, binden.

Iriqi: Forcimi i lekut është shenjë e mirë për ekonominë, tha Sejko i Bankës.

Ahmetaj: Ai nuk është shërbëtor i qeverisë, por skllav.

Iriqi: Pse?

Ahmetaj: Leku i fortë në një kohë kur s'prodhojmë asgjë, është si më parë se të zësh dashnore ta mbushësh sirtarin me prezervativë.

Iriqi: Pse ministër Finance të vunë ty që ke mbaruar për anglisht.

Ahmetaj: Dhe Trump anglisht flet, por u bë president.

Iriqi: Pse të thonë Ben Qameti?

Ahmetaj: Shyqyr me kaq se sa i kemi varfëruar edhe Ben Hitleri mund të më thoshin.

Iriqi: Po investime të huaja priten?

Ahmetaj: Priten dhe shumë. Deri tani ne ua vodhëm shqiptarëve dhe i çuam në parajsat fiskale. Tani nga andej do vijnë në Shqipëri për kulla, rrugë me koncesione, resorte pa taksa. Ky është lajm i madh.

Iriqi: Pra do vijnë lekët që u vodhët shqiptarëve. Si ndodhia e çunit me gocën që donte.

-Bashkëjetojmë!- i tha ai.

-Ok.

-Do ndajmë qiranë dhe ushqimin.

-Mirë, i tha goca.

Pas tre vjetësh vajza mësoi se shtëpia ku rrinin me qira ishte ... e djalit.

Ahmetaj: Hahahaha, i madh je. Po ia tregoj Ramës ta përdorë për zgjedhjet lokale.