Gazetari i njohur në Syri.net: Është hapur ‘Kutia e Pandorës’, Rama është një luan prej letre

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, gazetari i njohur Armir Shkurti, i cilësoi protestat si fillimin e nervozizmit popullor ndaj kësaj qeverie.

Shkurti tha se kjo qeveri është duke punuar vetëm për oliogarkët dhe jo për shqiptarët.

‘Në Shqipërië është hapur kutia e Pandorës, dhe me ngjarjet e Kukësit pamë që Rama është një luan prej letre.

Njerëzve ju ka ardhur në majë të hundës. Ne si lëvizje antiSoros e kemi denoncuar më herët që këta duan të kapin gjithçka dhe të mbështesin oligarkët.

Këta kanë në duar Shqipërinë sot. Kur mori pushtetin Veliaj, vendosi disa taksa të tmerrshme për ambientet e jashtme, dhe sot kemi vetëm 3 biznese që i kanë marrë këto ambiente, po e njëjta gjë do të ndodhë me bizneset.

Edi Rama i gënjeu qytetarët, pasi në fillim tha se do të vendoset TVSH për bizneset me 50 milionë lekë xhiro, pastaj vendosi që ta ulë në 20 milionë lekë. Rama i gënjeu qytetarët sepse opozita heshti’, deklaroi Shkurti.