VIDEO/ Pas barazimit në Poloni, Kombëtarja e femrave korr suksesin historik me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave arriti të marrë një fitore historike në fazën eliminatore të Botërorit, në sfidën që u luajt në “Elbasan Arena” ndaj Bjellorusisë.

Goli i fitores u shënua nga Luçie Gjini në minutën e 87-të të sfidës.

Shqipëria e Armir Grimës pati disa raste të mira këtë takim, por u ndal edhe dy herë të tjera nga shtylla dhe traversa.

Me këtë 3 pikësh, Shqipëria arrin një sukses historik, dhe pas 7 ndeshjesh, renditet në vendin 4-të në grupin e dytë eliminator, dhe lë pas pikërisht Bjellorusinë, që numëron 3 pikë.

Katër ditë më parë, Kombëtarja jonë mori një tjetër rezultat pozitiv, teksa barazoi 1-1 në Poloni.