Shefi i shërbimit sekret të Kosovës i paraqet dorëheqjen Haradinajt

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Dorëheqja e Gashit vjen pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për lirimin nga detyra e shefit të AKI-së si dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.